Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj të ri muzikor.
“Rakia” titullohet kënga që është shoqëruar me një sërë skenash të nxehta e provokuese, tipike për video-klipet e 25-vjeçares nga Tirana.
Ndonëse Enca paralajmëroi se protagonist kryesor në video do të jetë modeli nga Kosova dhe konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, në klipin e publikuar vëmendjen më të madh e mori një tjetër djalosh.
Ajo duket se përzgjodhi si protagonist një model serb të quajtur, Stefan Stojanoviq.
Kjo vërehet edhe në bazë të disa postimeve të publikuara në rrjete sociale, teksa në një të fundit ai ka shkruar “Kënga e re së bashku me mua”./Gazeta Sinjali/