Para disa ditësh, këngëtarja e njohur për publikun, Dafina Zeqiri publikoi imazhet e kopertinës së albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj”.
Ajo është shfaqur në imazhet e publikuara brenda një fushe me dele, ku në dorë mban një qengj të vogël.
I gjithë koncepti i kësaj fotografie është dashuria që çdo nënë ka për fëmijën e saj.
Mirëpo, përveç fansave të cilët e kanë pëlqyer shumë zgjedhjen e këngëtares, edhe artistë të tjerë kanë reaguar rreth kësaj çështje.
Enca, para disa orëve publikoi në Instastory një foto ku shfaqet me një qengj në krah, në të njëjtin pozicion si Dafina.
“Foto për albumin tim ‘Encë moj’”, ka shkruar Enca me shaka përmbi foto dhe duke e etiketuar Dafinën.