Pak ditë më parë reperi shqiptar, Noizy preku temën e sherrit të dikurshëm me Encën, i cili i dha fund shoqërisë së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë një interviste, Noizy e quajti këngëtaren “të lodhshme” dhe vazhdoi t’i qëndronte mendimit se Enca kishte qenë mosmirënjohëse ndaj tij.
“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese, ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme. Pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për tu përgjigjur”, ishin fjalët e Noizyt.
Mirëpo, reagimi i parë i Encës erdhi menjëherë dhe ishte pikërisht fotoja e mëposhtme në Instagram.
“Kam diçka për të rrëfyer por më duhet edhe pak kohë.”- shkruan Enca, e cila ngjalli kuriozitet të madh me këtë deklaratë.
Duke qenë se ky status vjen menjëherë pas intervistës së reperit, lë të kuptohet se ky rrëfim lidhet me Noizyn dhe me shumë gjasa do të jetë një thumb drejtuar atij.
Megjithatë, mbetet ende të presim për të parë çfarë do të rrëfejë artistja. /Gazeta Sinjali/