Në një tjetër dimension do të mund ta shihni të famshmen Enca, por jo jashtë artit. Ajo në fakt do të luaj në filmin më të ri të komedianit, Ermal Mamaçi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Mamaçi, përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, duke i’a bashkangjitur një mbishkrim.
“Shikoni se kush po na bëhet aktore”, ka shkruar Mamaçi.
Madje, ka postuar në Instastorie edhe pamje nga vendi i ngjarjes, duke treguar se si do të duken disa nga pjesët e filmit.
Fotoja tjetër tregon edhe pjesët e ‘nxehta’ të filmit.
Ndryshe, përveç se ka ndarë këtë detajë me ndjekësit e tij, ai ka edhe një dhuratë për ta.
“Kush e gjen Titullin e filmit që po xhirojmë, do e shohi me mua në ditën e Premierës në Kinema. FORCA. PO PRES TITULLIN NË KOMENTE”, ka shkruar ai tutje./Sinjali/