image Enca habit me veprimin e fundit për Noizy

Bota e Yjeve

Enca habit me veprimin e fundit për Noizy

news image

Enca dhe Noizy, realizuan një nga bashkëpunimet hit të vitit 2016 dhe ‘’Bow down’’ vazhdon të dëgjohet akoma.

Vetëm një vit pas, në 2017, dyshja prishën raportet madje duke hedhur akuza të mëdha në drejtim të njëri-tjetrit.

U tha se Noizy e largoi Encën nga grupi “OTR”, pasi ajo nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkroi Noizy në një postim publik në Instagram.

Por diçka ndodhi mes tyre dhe ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ndërsa Enca është shprehur më herët që nuk do bashkëpunonte kurrë më me të.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u prishën.

Së fundmi, me rastin e 5-vjetorit të këngës “Bow Down” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në InstaStory një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku duket dhe Noizy. Madje, ajo e ka etiketuar artistin në video.

Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar. /Gazeta Sinjali/