Policja Valdete Bllaca, po dyshohet të ketë qenë shkaktari kryesor i tragjedisë së familjes Bllaca mesditën e sotme në Gjilan.
Policja ka vrarë me armë zjarri katër anëtarët e familjes së saj, ndërsa në fund ka vrarë edhe veten.
Siç raportoi Gazeta Sinjali ekskluzivisht policja Valdete Bllacës i ishte konfiskuar revolja kohë më parë, ndërsa bëhet e ditur se ajo e kishte vjedhur më pas revolen e saj.
Bëhet e ditur se në këtë tragjedi ka mbetur i vdekur Zeqir Bllaca 70-vjeçar, Hanife Bllaca 66-vjeçare, vëllezërit Blerim Bllaca 33-vjeçar si dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca e moshës 45 vjeçare./Gazeta Sinjali/