image Emisari gjerman: Kosova është zemra e Evropës dhe përket në Këshill të Evropës

Politikë

Emisari gjerman: Kosova është zemra e Evropës dhe përket në Këshill të Evropës

news image

Emisari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania ka pozicion të qartë mbështetës në raport me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë: Kosova është zemra e Europës dhe përket në Këshill të Europës. Dje, e sigurova ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për mbështetjen tonë për anëtarësim”, ka shkruar sot Sarrazin në Twitter.

Sarrazin po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë për herë të parë pas marrjes së detyrës nga qeveria gjermane në shkurt të këtij viti.

/GazetaSinjali/