Përfaqësuesi Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka arritur në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Peach njëherë do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, pastaj edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas vizitës që pati dje në Serbi, ku u takua me liderët shtetërorë atje, me të cilët diskutoi edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe zhvillimet e tjera në rajon.