image Emiratet e Bashkuara i dhurojnë Greqisë 11 ton pajisje mjekësore

Botë

Botë/ Emiratet e Bashkuara i dhurojnë Greqisë 11 ton pajisje mjekësore

news image

Emiratet e Bashkuara i kanë dërguar shtetit të Greqisë 11 ton pajisje mjekësore. Kjo për shkak që t’i ndihmojnë personelit mjekësor ta përballojnë pandeminë e koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate për media nga vetë qeveria.

”Asistenca nga lartësia e tij Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan, princi i kurorës së Abu Dhabi, konfirmon marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve tona. Marrëdhënia jonë ka nisur si bashkëpunim ekonomik, por prej besimit të krijuar ajo është zhvilluar në një lidhje të fortë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e qeverisë.

Qeveria greke ka thënë se pajisjet do të vihen menjëherë në punë në të gjitha spitalet ku ka të infektuar.

Përveç mjeteve përfshiheshin edhe veshje mbrojtëse si: doreza, maska, dezinfektues për mbrojtjen e stafit mjekësor.