Gjermania ka mungesë të rinisë, ku edhe mungojnë forcat e kualifikuara, prandaj edhe shteti gjerman është në kërkim të punëtorëve me fokus tek refugjatët që ndodhen atje.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), pas një studimi për çështjen e punësimit të emigrantëve dhe rezultati ka dalur që nuk është e thjeshtë.
Pa njohuri të gjermanishtes, pa arsimim apo kualifikim, shteti gjerman nuk mund të ndihmojë emigrantët që duan të punojnë. Një histori suksesi e një shembull konkret, se si mund të zhvillohen gjërat – në rastin më të mirë.
“Ndërmarrjet tona kanë kryesisht përvojë pozitive me refugjatët që ndjekin shkollimin profesional. Por kjo nuk do të thotë që një shkollim profesional është gjëja më normale”, thotë Holger Schwannecke, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanatçinjve Gjermanë (HDZ).
Në këtë konkluzion arrin edhe OECD në një studim të fundit, në të cilin hulumtohen pengesat që ndeshin ata që duan të arsimohen në Gjermani.
Pengesa kryesore është mungesa e njohurive të gjuhës, por edhe një mungesë arsimimi e shkaktuar nga gjendja e luftës. Sipas OECD-së, janë shumë të rëndësishme masat shoqëruese profesionale për emigrantët. Nga ana tjetër mësimi i gjuhës kushton kohë, po ashtu edhe përfundimi i një shkolle profesionale, duhet të shkruash aplikime, të shkosh nëpër zyra apo të kërkosh një apartament, paralajmëron OECD.
“Kohë, të cilën nuk e kanë shumë refugjatë, sepse ata duan të fitojnë shpejt para apo kanë frikë, se dëbohen nga vendi, sepse nuk kanë punë. Nga ana tjetër në Gjermani varet nga vendi ku banon, se në cilën moshë dhe sa kohë ke të drejtë për kurset e përgatitjes profesionale. Në shtatë lëndë gjermane, të rinjtë nga mosha 16-18 vjeç kanë të drejtën për përgatitje profesionale, në disa lëndë të tjera edhe emigrantët nga mosha 21 deri në 25 apo 27 vjeç. Kjo duhet të njësohet”, thotë OECD.
Krahasuar me të rinjtë që janë lindur e rritur në Gjermani, emigrantët fillojnë më rrallë një shkollim profesional.
Schwannecke nga HDZ thotë se i vjen keq për këtë, por e kupton pse ndodh.
“Për shkak të parave. 450 euro merr një praktikant në kohën e shkollimit si parukier në vitin e parë, 550 euro në vitin e dytë dhe 700 euro në vitin e tretë. Kjo është shumë më pak, se mund të marrësh në një punë si fuqi punëtore e pakualifikuar”, thotë Schwannecke.
Kjo u duhet bërë e qartë të rinjve. Megjithatë pa emigrantët, shumë sipërmarrje në Gjermani nuk do t’ia dilnin dot. Në vitet 2015-2018 është dyfishuar numri i nxënësve në shkollat profesionale pa pasaportë gjermane, aktualisht në 18,680 vetë. E megjithatë vitin e kaluar çdo i dhjeti vend profesional mbeti i lirë.