image Unai Emery thotë se skuadra ka nevojë për Mesut Ozilin

Futboll

Sport/ Unai Emery thotë se skuadra ka nevojë për Mesut Ozilin

news image

Trajneri i skuadrës së Arsenalit Unai Emery, është i gatshëm t’i jap një mundësi Mesut Ozil, për ndeshjen e kupës kundër Liverpoolit.

Lojtari nuk është paraqitur vetëm një ndeshje për Arsenalin këtë sezon dhe sipas trajnerit ai nuk ka qenë i gatshëm për t’u paraqitur.

Por, në një moment kritik për skuadrën me reagimin e Granit Xhakës, mesfushori gjerman mund të fitojë disa minuta përballë Liverpoolit.

“Ne kemi nevojë për mentalitetin e tij pozitiv dhe ai do të na ndihmojë në fushë. Ky është hapi tjetër. Ai është në grup, kështu që ka një mundësi për të luajtur nesër”, citohet të ketë deklaruar Emery.

Ai më tutje ka thënë se ka biseduar mëngjesin e sotëm me Ozilin, ku i ka treguar që nuk ka ndryshuar mendimin për të.