Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, mund të luaj në formacionin e parë.
Ozil këtë sezon nuk është në formë të mirë, pasi ka luajtur vetëm një lojë në formacionin e parë dhe në ndeshjet e fundit nuk ka qenë as në stol.
Kjo gjë ka bërë që shume njerëz të kërkojnë largimin e tij gjatë afatit dimëror.
Por i këtij mendimi nuk është Emery, pasi mendon se nëse gjermani trajnohet mirë do të këtë mundësi të luaj.
“Ozil ka punuar mirë në përgatitjet parasezonale, luante mirë, pastaj problemi që pati e ndaloj dhe kaloj kohë i sëmurë. Duhet kohë për t’u rikthyer. Dy javët e fundit është përmirësuar duke u trajnuar se bashku me ne, andaj mendoj që është mirë. Nëse është gati dhe e tregon këtë gjë në trajnime, mund të luaj. Ideja ime është që çdo lojtarë të luaj dhe ai është një ndër ta. Ka kualitet që do të na nevojitet në ndeshjet e radhës”, deklaroi ai.
Arsenal këtë sezon është në vendin e tretë me 15 pikë, nëntë me pak se lideri Liverpool.