image Emërohet komandantit i ri i KFOR-it në Kosovë, Thaçi e Kurti në ceremoni

Kosovë

Gjeneralmajor/ Emërohet komandantit i ri i KFOR-it në Kosovë, Thaçi e Kurti në ceremoni

news image

Gjeneralmajor Michele Risi u emërua komandant i KFOR-it në Kosovë.

Emërimi i tij u bë me një ceremoni solemne, në të cilën ishin të pranishëm udhëheqës institucionalë të vendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i VV-së, Albin Kurti, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj si dhe prijësit fetarë.

Kjo ceremoni u përcoll edhe nga ambasadori amerikan Philip Kossnet, ai britanik Nicolas Abbot si dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Michele Risi do të jetë pasues i komandantit të deritanishëm Lorenzo D’Addario./Gazeta Sinjali/