Qeveria në detyrë e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës virtuale, ku janë marrë disa vendime.
Në mesin e vendimeve është edhe ai për emërimin e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton Gazeta Sinjali.
Në Bordin Drejtues të AUV-it janë emëruar Nysrete Doda nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZHR, Delvina Hana, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZHR, Arsim Qavdarbasha nga Ministria e Shëndetësisë – MSH, Dafina Gezha nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK, Selatin Kaçaniku nga Shoqata për mbrojtjen e Konsumatorëve – SHMK, Parim Bajrami nga Oda Ekonomike e Kosovës – OEK dhe Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – AUV.
Pika e dytë e vendimit specifikon se të emëruarit do të kenë mandat për 3 vjet. /Gazeta Sinjali/