Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ibër Lepenc”.
Fillimisht kryeministri Albin Kurti njoftoi se për këtë pozitë kanë aplikuar 110 kandidatë.
“Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej 110 kandidatë. Zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të ZKM-së e ka caktuar komisionin rekomandues prej 7 anëtarëve. Ky komision i monitoruar nga partneri zbatues i BDO-së nga 10 deri më 14 janar 2022 i ka shqyrtuar aplikacionet e aplikuesve dhe iu ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 59 kandidatëve për intervistë. Kjo listë është dërguar për verifikim në KQZ dhe te Thesari i Republikës së Kosovës. Të gjithë kandidatët që nuk janë përzgjedhur në listën e ngushtë kanë mundur që të paraqesin ankesë prej 30 ditësh. Afati për ankesa është mbyllur me 17 shkurt 2022. Kanë qenë gjithsej 14 ankesa. Janë aprovuar 9”, ka thënë ai.
Kurti bëri të ditur edhe emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”.
“Më pas është rekomanduar lista me 12 kandidatë. Në vijim të këtij procesi për Bordin e Ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, propozojë që të emërohen këta gjashtë kandidatë, me mandat trevjeçar. Z.Bajram Mustafa kryesues, Violeta Hoxha anëtare, Denis Dautaj anëtar, Valmire Latifi anëtare, z.Abdullah Nishori anëtar dhe z.Muzafer Luma anëtar”, tha Kurti.