image Emërimi i Grenellit si shef i Intelegjencës - reagon Hashim Thaçi

Kosovë

Emërimi i Grenellit si shef i Intelegjencës – reagon Hashim Thaçi

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas emërimit të Richard Grenell si ushtrues detyre në pozitën e shefit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, e ka cilësuar si zgjedhje të shkëlqyeshme këtë nga ana e Donald Trump, përderisa ka thënë se Grenell ka bërë një punë të jashtëzakonshme si i Dërguar Special për dialogun Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Një zgjedhje e shkëlqyeshme nga Donald Trump, për ta emëruar Richard Grenell si ushtrues detyre të shefit të Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të jashtëzakonshme si i Dërguar Special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick, ju uroj suksese të mëdha në misionin e ri për ta mbajtur sa më sigurt Amerikën dhe botën”, ka shkruar i pari i vendit në Twitter.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sot ka emëruar si ushtrues detyre në pozitën e shefit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell./Gazeta Sinjali/