Emergjenca e Mitrovicës po tallet me qytetarët, aty po shkelet vendimi i Kuvendit Komunal për heqjen e pagesës prej 3 eurosh për pacientët që marrin shërbime emergjente, këtë problem e kanë denoncuar mitrovicasit, raporton Gazeta Sinjali.
Qytetarët e Mitrovicës vazhdojnë të paguajnë 3 euro për kontrolla edhe pas orës 19:00, edhe përkundër që Kuvendi Komunal e ka shfuqizuar këtë vendim. Kështu të paktën thuhet në postimet që i kanë bërë qytetarët.
Ata kanë alarmuar për këtë shkelje, madje kanë publikuar dëftesën e pagesës edhe në rrjtetet sociale. /Gazeta Sinjali/