image Ëmbla shkon në shkollë dorë për dorë me presidentin e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Rajon

Ëmbla shkon në shkollë dorë për dorë me presidentin e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

news image

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademi, e cila e kishte ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohet nga klasa, vetëm për shkak se ishte me “Syndrome Down”.

Ajo tani po e vazhdon shkollimin normalisht falë reagimit nga opinioni publik, raporton KlanMaqedonia.

Me këtë rast Pendarovski i ka bërë një vizitë asaj duke e marrë dhe e dërguar në shkollë dorë për dore./GazetaSinjali/