Elvis Rexhbecaj mund të jetë në listën e të ftuarve të trajnerit të ri të Kosovës, Franco Fodës.
Kjo pasi kur Foda u pyet nga gazetarët në lidhje me Rexhbecajn që t’i bashkohet Kosovës, ai tha se është optimist.
“Besoj që do ta kontaktojë për Kombëtaren e Kosovës, dhe jam optimist që do të na bashkohet”, u shpreh Foda.
Ndërkohë, Ademi ndërhyri duke thënë se tani Rexhbecaj është në fazën e marrjes së pasaportës.
“Tash e pesë vjet jemi duke folur me të, tani jemi në fazën e bërjes së dokumenteve pasaportës”, tha Ademi.
Përndryshe, Rexhbecaj luan në pozitën e mesfushorit te Augbsburgu në Bundesliga, ku këtë sezon ka shënuar dy gola në 21 paraqitje.