image Elshani i PDK-së: Zgjedhjet duhet të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor

Politikë

Elshani i PDK-së: Zgjedhjet duhet të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor

news image

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë sonte se shteti i Kosovës nuk duhet të zmbrapset dhe zgjedhjet në komunat në pjesë e veriut të vendit duhet të mbahen më 18 dhe 28 dhjetor.

Elshani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se tendencat politike për të destabilizuar dhe për të minuar procesin e zgjedhjeve nuk duhet të lejohen.

“Veprimi i sotshëm për hapjen e Zyrave të KQZ-së në Komunat ku do të mbahen zgjedhjet ka qenë i koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hapja e zyreve është e domosdoshme. Të gjitha aktivitetet e KQZ-së duhet të kryhen përmes prezencës fizike të zyrtarëve tanë në këto komuna, prandaj qasja dhe garantimi i sigurisë janë të domosdoshme”, ka thënë Elshani.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve që të ofrojnë siguri për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Prandaj 18 dhe 25 Dhjetori janë datë zgjedhjesh. Deri më tash si KQZ ne kemi Certifikuar Kandidatët për Kryetarë të Komunave dhe Kandidatë për Kuvende Komunale; kemi emëruar U.D Zyrtarë të Lartë Komunal e Komisione Komunale të Zgjedhjeve. Nesër hedhet shorti për subjektet politike, kurse pasnesër fillon fushata zgjedhore, prandaj e gjitha që kërkojmë është siguri në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm duke zgjedhë përfaqësuesit e tyre, e drejtë kjo e pacenueshme”, tha Elshani.

Postimi i plotë:

Nuk ka zbrapsje – zgjedhjet të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor.

Veprimi i sotshëm për hapjen e Zyreve të KQZ-së në Komunat ku do të mbahen zgjedhjet ka qenë i koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hapja e zyreve është e domosdoshme. Të gjitha aktivitetet e KQZ-së duhet të kryhen përmes prezencës fizike të zyrtarëve tanë në këto komuna, prandaj qasja dhe garantimi i sigurisë janë të domosdoshme.

Tendencat politike për të destabilizuar dhe për të minuar procesin e zgjedhjeve nuk duhet të lejohen. Prandaj 18 dhe 25 Dhjetori janë datë zgjedhjesh.

Deri më tash si KQZ ne kemi çertifkuar Kandidatët për Kryetarë të Komunave dhe Kandidatët për Kuvende Komunale; kemi emëruar U.D Zyrtarë të Lartë Komunal e Komisione Komunale të Zgjedhjeve. Nesër hedhet shorti për subjektet politike, kurse pasnesër fillon fushata zgjedhore, prandaj e gjitha që kërkojmë është siguri në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm duke zgjedhë përfaqësuesit e tyre, e drejtë kjo e pacenueshme.

/GazetaSinjali/