image Elseid Hysaj pranë kalimit te skuadra e Valencias

Futboll

Sport/ Elseid Hysaj pranë kalimit te skuadra e Valencias

news image

Skuadra e Valencias ka kërkuar nga skuadra e Napolit ta huazojë Elseid Hysajn, pas lëndimit të Cristiano Piccinit.

Klubi synon ta zëvendësojë Piccinin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Valencia i ka kërkuar Napolit ta huazojë Hysajn për sezonin aktual 2019/20 dhe të ketë opsion për ta blerë atë përfundimisht verën e ardhshme.

Menaxheri i shqiptarit, Mario Giuffredi, ka konfirmuar për “Sky Sport”, se ka pasur bisedime mes palëve për Hysajn.

“Kemi qenë në kontakt me Valencian këtë mëngjes. Do ta shohim nesër nëse kushtet janë të duhurat për ta mbyllur marrëveshjen”, citohet të ketë thënë ai./Sinjali/