Dizajneri industrial dhe sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, ka demonstruar punën e tij në lidhje me trurin dhe kompjuterin, me të cilën shpreson se do të lejojë ‘simbiozën njerëzore-AI’.
Kompania neuroteknologjike, ‘Neuralink’, e themeluar nga, Elon Musk, ka ardhur me një njoftim publik, duke zbuluar disa çipa që mund ta lidhin trurin e njeriut në mënyrë të drejpërdrejtë me kompjuter.
Kjo teknologji synon t’iu ndihmojë personave paraplegjikë që t’i kontrollojnë kompjuterët përmes disa impianteve në trurin e tyre dhe në të ardhmen mund ta përmirësojë mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe komunikojnë.
“Ky çip do të ndimojë në ruajtjen dhe përmirësimin e trurit tonë dhe do të arrijë një lloj simbioze me inteligjencën artificiale”, ka thënë Musk.
‘Neuralink’ po planifikon që t’i fillojë testimet klinike të kësaj teknologjie vitin tjetër. /Gazeta Sinjali/