Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, në një intervistë për “New York Times”, ka thënë se reperin Kanye West e njeh që një dekadë dhe se e ka këshilluar që më e rrugës do të ishte që kandidaturën e tij për president të SHBA-së ta paraqes në vitin 2024.
Musk ka treguar së i ka përcjellut postimet e Westit në “Twitter”, dhe e ka komunikar për t’i thënë nëse është gjithçka në rregull me të.
“Pasi i publikoi disa postime në Twitter, i dërgova një mesazh që ta shihja nëse është mirë. I thash se njerëzit janë të shqetësuar. Disa minuta më pas më thirri dhe mu duk se gjithçka ishte në rregull. Madje më kontaktoi me video-thirrje, më tregoi se ishte në Wyoming me miq, gjithçka dukej në rregull. Por, nga ana tjetër, duket sikur nuk është (gjithçka në rregull). Duket se ka shumë probleme”, ka thënë Musk.
Ndërkohë në javët e fundit, West ka qenë në qendër të vëmendjes që nga lajmi se po i bashkëngjitet garës presidenciale, si edhe pas akuzave ndaj bashkëshortes Kim Kardashian dhe familjes së saj, ndërkohë që është hedhur dyshimi se vuan nga probleme mendore./ Gazeta Sinjali/