image Eliza Hoxha: Përparim Rama e ka punësuar gruan e vet në komunë, ka zyrë aty

Politikë

Eliza Hoxha: Përparim Rama e ka punësuar gruan e vet në komunë, ka zyrë aty

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha është deklaruar pas shkarkimeve të disa funksionarë të PDK-së në komunën e Prishtinës, nga kryetari Përparim Rama.

Hoxha teksa foli për shkarkimin e nënkryetares, Donjeta Sahatçiu ka thënë se arsyeja pse Sahatçiu nuk është parë shumë nëpër aktivitete është për shkak se Përparim Rama e ka punësuar gruan e tij në komunë, poqë Hoxha sqaron se nuk merr pagë aty.

Megjithatë, sipas deputetes së PDK-së, gruaja e Ramës ka zyre e email-it të komunës, teksa organizon aktivitete.

“Rama e ka punësuar gruan e vet aty, pa pare punon aty. Ka email të komunës, shkon në aktivitete që duhet me qenë Donjeta, e jo gruaja e Përparim Ramës”.

“Shumë projekte, për shembull për kancerin e gjinit që ish dashtë udhëheq Donjeta,  bashkë me kryetarin e udhëheq atë proces gruaja e tij , anashkalohet Donjeta dhe i jepet projekti për me udhëheq zonjës së z. Rama. Më vjen keq që po e përmend, sepse e njoh dhe e respektoj personalisht. Por si funksionin është e pandershme ajo me qenë pjesë e proceseve ku Rama është kryetar, sepse nuk ka punë aty. Nuk është zonja e parë ashtu, Rama nuk është president është kryetar i komunës”, ka thënë Hoxha. 

/GazetaSinjali/