Gjermania dëshpëroi për të dytin edicion radhazi që të kualifikohet në 1/8 të Kupës së Botës.
‘Pancerët’ u eliminuan në grupin E, me skuadrat si Japonia dhe Spanja që ecën tutje.
Pas këtij eliminimi, përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick është deklaruar nëse do të japë dorëheqje nga kombëtarja.
“Do ta zgjidhim shpejt, është e vështirë të përgjigjemi menjëherë pas ndeshjes kur të eliminohemi. Do ta shohim së shpejti”, ka deklaruar Flick.