image Elezaj: Pritet testimi i pesë personave për koronavirus në Klinë

Kosovë

Shëndetësi/ Elezaj: Pritet testimi i pesë personave për koronavirus në Klinë

news image

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se pesë persona do të testohen gjatë ditës së nesërme nëse janë të infektuar me koronavirus.

Elezaj ka theksuar se personat që pritet të testohen janë familjarët e infermieres së infektuar me Covid-19.

“Ata tani janë nën përkujdesjen e Institutit të Shëndetësisë Publike, janë vendosë me i testuar, pritet  po më duket që nesër me i testuar. Realisht një shoqe e saj vajzës është testuar dhe ka dal negativ. Tani edhe familja e sa do të testohen”, ka thënë Zenun Elezaj për Gazetën Sinjali.

I pari i Klinës ka theksuar se furnizimin po e bëjë me forca vetanake dhe ndihmat nga qeveria sipas tij kanë qenë të pakta.

“Jo, kemi tani, jemi duke i bërë furnizimet me forca vetanake me procedura tenderuese”, ka thënë ai.

Deri më tani në Kosovë janë 387 persona të infektuar me koronavirus, 66 të shëruar dhe 9 persona kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/