image Elektroseveri injoron shtetin e Kosovës, i referohet me fusnotë

Elektroseveri injoron shtetin e Kosovës, i referohet me fusnotë

news image

‘Republika e Kosovës’ është ndryshuar në fjalën “Kosovë*” në marrëveshjen për hyrje në rregulloret e tregut nga kompania Elektroserver, prandaj KOSTT-i nuk ka dhënë miratimin e tyre për këtë veprim.

Pikat e marrëveshjes që “Elektroseveri” nuk i ka respektuar që nga fillimi i nënshkrimit të saj janë pikat dy dhe tre.

Përveç kësaj, Elektrosever prej një që është licencuar e deri më tani nuk ka dorëzuar regjistrin e konsumatorëve në Kompaninë e Distribuimin të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS].

Kompania Elektrosever ishte paraparë që të licencohet në Kosovë në kuadër të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për Energjinë, e cila u nënshkrua në qershor të këtij viti.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energji e nënshkruar më 21 qershor, një muaj pas nuk po gjen zbatim në praktikë.

Mos-respektimi i afatave dhe marrëveshjes, po shihet si çështje politike pasi problemet kanë qenë teknike.

/GazetaSinjali/