image Ekzekutohet me armë zjarri brenda makinës një 25-vjeçar në Vlorë

Shqipëri

Ekzekutohet me armë zjarri brenda makinës një 25-vjeçar në Vlorë

news image

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij në aksin rrugor Vlorë-Babicë, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se i riu ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Ndërkaq, mediat në Shqipëri shkruajnë se bëhet fjalë për një ekzekutim.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.”

“Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/Gazeta Sinjali/