image Ekzekutohet me 155 plumba polici që e arrestoi djalin e El Chapos

Botë

Meksikë/ Ekzekutohet me 155 plumba polici që e arrestoi djalin e El Chapos

news image

Polici meksikan i përfshirë në arrestimin e djalit të lordit të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman është vrarë në një parking veturash.

Kamerat rrethore filmuan ngjarjen e rëndë të mërkurën në mëngjes. Në video duken të paktën dy persona të armatosur me automatikë, të cilët dalin nga një veturë e kuqe dhe hapin zjarr në drejtim të vetrurës ‘Nissan’, transmeton Gazeta Sinjali.

E gjithë ngjarja zgjati rreth 30 sekonda, ndërsa atentatorët qëlluan të paktën 155 plumba drejt makinës së bardhë.

Vetura e kuqe e ndoqi Nissanin deri te parkingu i një qendre tregtare në Culiacan, kryeqyteti i Sinaloas, raporton Infobae.com, shkruan Dailymail.

Autoritetet e kanë identifikuar viktimën. Ai është oficeri 32-vjeçar, Eduardo, N.

0
1
5
6
7
8
9
10
11
12