image Ekzekutimi horror në ShBA/ I dënuari dridhet dhunshëm, vjell në tryezë pas injeksionit fatal

Botë

Ekzekutimi horror në ShBA/ I dënuari dridhet dhunshëm, vjell në tryezë pas injeksionit fatal

news image

Pas një moratoriumi pesë vjeçar, shteti amerikan i Oklahoma ka kryer dje ekzekutimin e tretë të dështuar me injeksion fatal, kur i dënuari John Marion Grant vdiq pas disa minutash dridhjesh epileptike dhe të vjellave të pakontrolluara, para dëshmitarëve të shokuar në sallë.

60-vjeçari Grant ishte dënuar për vrasjen e gardianit të burgut Gay Carter on Friday, më 13 nëntor të vitit 1998, të cilin e goditi 16 herë me thikë, teksa kryente një dënim për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas gazetarëve dëshmitarë të Associated Press, menjëherë pas injeksionit, Grant nisi konvulsione të forta trupore dhe volli mbi vete.

Ata thanë se Grant vazhdonte të merrte frymë për disa minuta teksa vijonte të dridhej dhunshëm. Ai volli përsëri ndërsa grupet e mjekëve kryen një test të gjendjes se tij.

Pasi u shpall i pandërgjegjshëm në orën lokale 04:15 pasdite, zyrtarët injektuan dozën e dytë të kimikateve vrasëse, deri sa ai ndaloi frymëmarrjen në 04:17, dhe u shpall i vdekur në 04:21 pasdite.

Gazetarët thanë se nga 14 ekzekutime që kishin dëshmuar, kjo ishte hera e parë që i dënuari villte.

Të dënuarit me vdekje në Oklahoma tani injektohen me tri mjekimet e aprovuara  që përzihen në koktejlin: midazolam, bromid vekuroniumi dhe klorid potasiumi.

Aktualisht 44 të dënuar presin dënimin me vdekje në Oklahoma.

Grant kishte vuajtur më parë nga neglizhimi si fëmijë dhe kishte jetuar në rrugë.

“Kur John vidhte për t’u ushqyer ose për t’u veshur bashkë me vëllezërit e tij, Oklahoma e quante atë kriminel, në vend të fëmijës së dëshpëruar e traumatizuar që ishte. John u dërgua në qendrën e burgosjes së të rinjve kur nuk ishte as adoleshent”, tha avokatja Jernigan.

“Rrjedhimisht shteti i Oklahoma e lëshoi atë përsëri nëpër rrugë pa aftësi për të punuar e pa mbështetje për trazirat mendore që i përkeqësoheshin gjatë viteve, teksa ai ishte si viktimë dhe dëshmitar i abuzimeve si rrahje, përdhunime apo periudhave të zgjatura te izolimit”, shtoi ajo./GazetaSinjali/