image Ekstradohet nga Hungaria arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, mësohet arsyeja

Siguri

Ekstradohet nga Hungaria arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, mësohet arsyeja

news image

Një kosovar është ekstraduar nga Hungaria dhe nën përcjelljen e Policisë, sapo ka arritur të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është arrestuar, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se arrestimi është bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.

Personi i arrestuar dyshohet për veprën penale kontrabandim me emigrantë, e mbetur në tentativë.

Me kërkesë të Prokurorisë  Themelore, Departamenti për Krime të Rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës./Gazeta Sinjali/