image Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

Rajon

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

news image

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet homologe në Athinë bënë të mundur ekstradimin e një shtetasi të dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Policia bën me dije se i ekstraduari është shtetasi Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.

Metushi ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Fatos Metushi është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit, pasi në janar të këtij viti ishte në listën e personave më të kërkuar në Tiranë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Policia njofton se Metushi në vitin 1997 kishte vrarë me armë zjarri një shtetas.

Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, raporton policia./oranews