image Ekstradohen në Spanjë dy shqiptarë të kërkuar për trafik droge

Shqipëri

Ekstradohen në Spanjë dy shqiptarë të kërkuar për trafik droge

news image

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt shtetit spanjoll dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me urdhër-arrest ndërkombëtar është ekstraduar shtetasi A. Xh. (38 vjeç) banues në fshatin Bishan të Vlorës për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kishin lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij për dy vepra penale.

38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022 në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo” zhvilluar nga Policia e Vlorës.

Gjatë ditës së djeshme u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T. në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”, raporton Euronews.al.

/GazetaSinjali/