image Eksplodon bomba e dorës brenda një veture në Suhodoll të Mitrovicës

Siguri

Eksplodon bomba e dorës brenda një veture në Suhodoll të Mitrovicës

news image

Sot brenda një makine në lagjen Suhodoll të Mitrovicës, ka eksploduar një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë dore, shkruan Gazeta Sinjali.

Dëshmitarë që ishin në vendin e ngjarjes, kur shpërtheu ky mjet, thanë për Sinjalin se bomba e dorës dyshohet se ishte vendosur në veturë, ku edhe ka shpërthyer.

Sipas këtyre dëshmitarëve, vetura është pronë e pronarit (emër i njohur për redaksinë) të një restoranti në këtë lagje.

Pronari është shqiptar, ndërsa vetura ku shpërtheu bomba e dorës ishte Pikap.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

/GazetaSinjali/