image Eksperti nga Harvardi e këshillon Kosovën se si duhet të veprojë në situatën aktuale me koronavirus

Shëndetësi

Eksperti nga Harvardi e këshillon Kosovën se si duhet të veprojë në situatën aktuale me koronavirus

news image

Eksperti i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gani Abazi, ka folur rreth rihapjes së bizneseve në botë, teksa ka thënë se disa shtete po nguten me lehtësimin e masave.

Spas Abazit, edhe Kosova nuk duhet të ngutet në rihapjen e bizneseve për shkak se mund të ketë rritje të numrit të rasteve.

“Duhet të ketë një qasje pragmatike të rihapjes. Kosova duhet t’i dëgjojë institucionet e shëndetësisë publike. E di që kjo ndikon në zhvillimin ekonomik dhe të humbjeve të vendeve të punës”, ka thënë ai.

Abazi tha se sipas statistikave, në javët e fundit numri i të prekurve me koronavirus dhe ai i viktimave në botë është rritur.

“Disa shtete janë ngutur me rihapjen e bizneseve, ekonomisë, qarkullimit etj, dhe si pasojë numri i të infektuarve dhe i të vdekurve ka shënuar rritje në javët e fundit. Për këtë arsye këto shifra na bëjnë të mendojmë që mos të ngutemi në rihapjen e bizneseve dhe qarkullimit”, ka thënë Abazi në për RTV Dukagjini. /Gazeta Sinjali/