image Eksperti kryesor i Kinës thotë se në fund të muajit koronavirusi nuk do ta prek askënd

Botë

Përhapja/ Eksperti kryesor i Kinës thotë se në fund të muajit koronavirusi nuk do ta prek askënd

news image

Një ndër ekspertët kryesorë të koronavirusit në Kinë, profesor Zhang Boli, ka pretenduar se numri i infeksioneve të përditshme me epiqendër Wuhanin mund të bjerë në zero deri në fund të marsit.

Siç thuhet më tej nga mediat e huaja, ai gjithashtu sugjeroi që rritja e përditshme ka të ngjarë të ndalet në pjesët e tjera të Provincës Hubei që në fillim të javës tjetër.

Ndryshe, shumica e pjesëve të Hubei, përfshirë kryeqytetin e saj të populluar Wuhan, kanë qenë në mbyllje për më shumë se një muaj për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Prof Zhang është gjithashtu anëtar i Akademisë së Inxhinierisë Kineze si dhe President i Universitetit Tianjin të Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Ai i bëri komentet gjatë një interviste me People’s Daily.

Ai tha: ‘Shpresojmë që rastet e reja të kthehen në zero në Wuhan deri në fund të marsit’.

‘Duke gjykuar nga zhvillimi i përgjithshëm i epidemisë, kjo është situata. Por nuk është definitive. Ndonjëherë mund të ketë akoma ndonjë rast’.

Profesor Zhang beson se jeta do të kthehej në normale në të gjitha provincat e tjera në Kinë deri në fund të prillit, dhe në Hubei deri në fund të majit.

Por ai i bëri thirrje publikut që të vazhdojnë të veshin maska për fytyrën, si një mënyrë për të parandaluar që shpërthimi të mos vazhdojë më.

“Edhe nëse rastet ditore bien në zero në të gjithë vendin, [ne] duhet t’i mbajmë zakonet e mira për të shmangur tubimet, larjen e duarve shpesh dhe veshjen e maskave të fytyrës për ca kohë”, paralajmëroi ai.

Me origjinë nga Wuhan, coronavirusi COVID-19 ka vrarë të paktën 3 mijë njerëz dhe ka infektuar më shumë se 80 mijë të tjerë, vetëm brenda Kinës.

Ndërsa jashtë Kinës, më shumë se 70 vende tani po luftojnë kundër infeksionit, me Korenë e Jugut, Italinë, Japoninë dhe Iranin ndër më të prekurit.