image Eksperti italian e ndezë alarmin: Rastet me COVID-19 janë 10 herë më shumë se që i zbulojmë

Botë

Eksperti italian e ndezë alarmin: Rastet me COVID-19 janë 10 herë më shumë se që i zbulojmë

news image

Ekspertët italianë kanë ndezur alarmin se pas lehtësimit të masave anti-COVID, vendi mund të përballet me një valë të re infektimesh për shkak të personave asimptomatikë.

Asimptomatikët janë personat që janë të infektuar nga koronavirusi dhe mund t’i infektojnë të tjerët, por nuk janë të vetëdijshëm që janë bartës pasi nuk kanë asnjë simptomë.

Profesori Massimo Galli nga spitali Sacco i Milanos thotë se teksa numri i pacientëve që ndodhen në terapi intensive po shkon drejt rënies, ka gjasa që në qarkullim të ketë një numër të madh personash asimptomatikë. Ky rrezik bëhet edhe më i madh, duke ditur pamundësinë për të kontrolluar të gjithë popullsinë italiane, thotë ai.

“Ne duhet të shqetësohemi për këta njerëz. E dimë se rastet pozitive janë 10 herë më shumë nga ato që ne zbulojmë. Këto ditë kemi patur shumë pak raste nga spitalet, dhe kjo është një gjë e mirë. Por duhet ta dimë se do jetë shumë e vështirë të hapemi ndërkohë që pandemia vazhdon”, tha Galli. /Gazeta Sinjali/