Faik Imeri, eksperti i anti-terrorit dhe vëllai i Haki Imerit, i vrarë pasluftës në rrethana të pasqaruara, thotë se vrasjet politike duhet të trajtohen, shkruan Gazeta Sinjali.
Imeri po ashtu tregon se ka qenë njëri nga ndërmjetësuesit e Milaim Zekës, Gani Gecit, Shpëtim Hajdarit dhe Shaip Rudit për kontaktin e tyre me Gjykatën Speciale.
Milaim Zeka kishte pohuar se ishte pyetur nga Gjykata Speciale për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Ndërsa, Gani Geci ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarët.
Vëllai i Haki Imerit, thotë se nuk është dëshmitar i Gjykatës Speciale dhe se deri tani është marrë me ndriçimin e vrasjeve politike në Kosovë.
“Kam dhënë sado pak kontribut modest në ndriçimin e vrasjeve politike në Kosovë”, tha Imeri.
Përderisa thotë se aktakuzat nuk dihet se kur do të konfirmohen nga gjykatësit, por shumë shpejt do të ketë zhvillime./Gazeta Sinjali/