image Eksperti gjerman: Kurti do të jetë bashkëbisedues i papërshtatshëm për BE-në

Kosovë

Deklaratë/ Eksperti gjerman: Kurti do të jetë bashkëbisedues i papërshtatshëm për BE-në

news image

Bodo Weber, ekspert i Ballkanit dhe konsulet i partive politike në Gjermani, në intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen për kryeministrin Kurti se ai do të jetë jokomod në dialog për shkak të parimeve dhe ideologjisë së tij.

‘’Kurti si Kryeministër do të jetë një bashkëbisedues jo komod, pjesërisht për shkak të pozicioneve të tij parimore demokratike, pjesërisht sepse bindjet dhe programi i partisë së tij vazhdojnë të përmbajnë elemente dogmatike-ideologjike’’, ka thënë Weber.

Weber gjithashtu ka theksuar se nuk dihet se si do të rrjedhë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës për shkak se Vetëvendosje insiston në pikëpamjen e saj dogmatike të bisedojë vetëm me serbët e Kosovës, pa Beogradin, e kjo sipas ekspertit gjerman është një realitet i trishtë.

‘’Nuk dihet se si mund të realizohet kjo kur Kurti dhe Vetëvendosja insistojnë në pikëpamjen e tyre dogmatike vetëm për të negociuar ose komunikuar direkt me serbët e Kosovës, pa Beogradin. Realiteti i trishtë është se serbët e Kosovës aktualisht nuk përbëjnë  një faktor më vete’’, është shprehur Weber./ Gazeta Sinjali/