image Ekskluzive | Zbardhet grabitja e tre shtetaseve të huaja në Prishtinë, identifikohen dy të mitur

Ekskluzive

Ekskluzive | Zbardhet grabitja e tre shtetaseve të huaja në Prishtinë, identifikohen dy të mitur

news image

Policia e Kosovës ka identifikuar dy të mitur që dyshohen se janë përfshirë në grabitjen e tre shtetaseve të huaja në qendër të Prishtinës, rast që kishte ndodhur muajin e kaluar, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se grabitja kishte ndodhur më 17 qershor në rrugën “Agim Ramadani”, ku viktima kishin mbetur K.P.D.M, rreth 27-vjeçare, N.P.T.N, rreth 24-vjeçare dhe C.B.M.M, rreth 24-vjeçare.

Pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe veprimeve intensive hetimore, hetuesit e Kryeqytetit kanë arritur t’i identifikojnë si të dyshuar A.G. rreth 17-vjeçar dhe F.B., rreth 17-vjeçar.

Të dy janë intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për të mitur.

Me urdhër të saj, të miturit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/