Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të dy personave (vëllezër).
Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur në vetëmbrojtje, të dyshuarit kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.
Deri më tani, sipas sinjalizuesit nuk ka persona të arrestuar, teksa dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja.