image Ekskluzive | Sherri në aheng përfundon me grushte e dëme në veturë – 66-vjeçari denoncon sulmin dhe thyerjen e xhamave

Siguri

Ekskluzive | Sherri në aheng përfundon me grushte e dëme në veturë – 66-vjeçari denoncon sulmin dhe thyerjen e xhamave

news image

Një mosmarrëveshje në një aheng familjar në Zubin Potok ka eskaluar në dhunë fizike dhe dëmtim të pasurisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 1 qershor, ndërsa incidenti kishte ndodhur një natë më parë në fshatin Donje Jasenovik.

Sipas denoncimit të bërë në Prokurori, R. D ka deklaruar se gjatë një ahengu kishte pasur mosmarrëveshje dhe provokime me Slavko Dobriqin.

Pas përplasjes verbale, i dyshuari dyshohet se ka dalë jashtë objektit dhe është drejtuar te vetura e viktimës, ku me një gur ka dëmtuar parafangon dhe ka thyer dy xhamat e automjetit – xhamin e përparmë dhe atë të pasëm.

Por incidenti nuk ka përfunduar me kaq.

Sipas viktimës, pas dëmtimit të veturës, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë dhe duke e rrëzuar në tokë. Për lëndimet e marra, ai ka siguruar edhe raport mjekësor.

Dëmi material i shkaktuar në automjet, sipas ankuesit, kap vlerën rreth 1,200 euro.

Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Me urdhër të Prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/