image Ekskluzive | Sherri mes familjarëve në Shkabaj përfundon me arrestime – babë e bir rrahin njëri-tjetrin

Sinjalizime

Ekskluzive | Sherri mes familjarëve në Shkabaj përfundon me arrestime – babë e bir rrahin njëri-tjetrin

news image

Një konflikt familjar në fshatin Shkabaj të Prishtinës ka eskaluar në dhunë fizike, duke përfunduar me arrestimin e babait dhe djalit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë G.M. rreth 71-vjeç dhe U.M. rreth 55-vjeç .

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 23:15, kur Policia ka pranuar një njoftim për një rrahje në progres.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se pas një fjalosjeje, G.M. dhe U.M. ishin përleshur fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore.

Të dy kanë marrë trajtim mjekësor nga ekipet emergjente.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa G.M. dhe U.M. janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/