image Ekskluzive: Arrestohet pronari i kompanisë 'Bici Com' në Gjakovë, u kap me 40 kg drogë që po e transportonte

Siguri

Ekskluzive: Arrestohet pronari i kompanisë ‘Bici Com’ në Gjakovë, u kap me 40 kg drogë që po e transportonte

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Antidrogës që u zhvillua sot dhe rezultoi me konfiskimin e rreth 40 kg marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike. I dyshuari që u kap tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Sinjali ka mësuar identitetin e tij dhe detaje nga rasti.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht se bëhet fjalë për Nusret Bicin, bashkëpronar i kompanisë transportuese ‘Bici Com, i cili po dyshohet se po transportonte drogën me veturën e tij. Kompania ku Nusreti është bashkëpronar është agjencion turistik me linja të rregullta nga Kosova në Austri dhe anasjelltas.

ns 1

Ai është kapur në flagrancë afër kompanisë, ku iu gjet droga që kap vlerën e rreth 80 mijë eurove dhe dyshohet se Kosova ishte vendi që u shfrytëzua si transit për ta dërguar në vendet e perëndimit.

Aksioni është koduar si “Mjegulla” dhe u zhvillua sot pasdite, me ç’rast në veturën e të dyshuarit janë gjetur 40 paketime me rreth 40 kg marihuanë. Përveç drogës, Policia ka konfiskuar edhe veturën e të dyshuarit dhe qindra euro, që do të shfrytëzohen si prova në lidhje me rastin.

image 36

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/