image Ekskluzive: Pritet suspendimi i rreshterit dhe katër zyrtarëve policorë për torturën në Prizren

Siguri

Ekskluzive: Pritet suspendimi i rreshterit dhe katër zyrtarëve policorë për torturën në Prizren

news image

Gazeta Sinjali sot publikoi dëshmi ekskluzive të një ngjarje që ndodhi më 16 korrik 2020, kur Njësia Speciale e Policisë në Prizren gjatë një aksioni policor në qendër të qytetit, arrestoi pronarin e një lokali bashkë me dy djemtë e tij dhe një punëtor, të cilët duarlidhur u torturuan e u poshtëruan në stacion policor në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson se së shpejti pritet suspendimi i rreshterit Sami Hoti dhe katër zyrtarë policorë të tjerë, të cilët dyshohet se torturuan disa qytetarë në Prizren.

Në materialet e siguruara nga Sinjali pasqyrohet dhuna e ushtruar nga rreshteri Sami Hoti dhe kolegët e tij, derisa katër personat e prangosur transferoheshin me furgonin e Njësisë Speciale për në stacionin policor në Prizren. Hoti me kolegët e tij përveç që treguan muskujt ndaj qytetarëve duarlidhur, ata pareshtur i fyen e i poshtëruan, duke iu kërkuar edhe që të rriheshin “fer”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/