Një armë zjarri me pajisje përcjellëse dhe dhjetëra fishekë janë sekuestruar gjatë një aksioni të njësisë për krime ekonomike në Çagllavicë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Ngjarja lidhet me një asistencë policore të kërkuar më 7 maj 2026 rreth orës 10:10 në lagjen NIC në Çagllavicë.
Sipas informatave, njësitë relevante policore dhe hetimore kanë dalë në vendngjarje pas kërkesës së njësisë për krime ekonomike, e cila gjatë kontrollit në një shtëpi kishte gjetur armë zjarri.
Burimet bëjnë të ditur se në shtëpinë e Liridon Restelicës (42-vjeçar) janë sekuestruar:
- një pistoletë “Sig Sauer P320”,
- tre karikatorë,
- dhe 46 fishekë.
Arma dhe municioni janë konfiskuar nga njësia hetimore e Graçanicës, ndërsa ndaj të dyshuarit janë marrë deklarata lidhur me rastin.
Pas konsultimeve shtesë me Prokurorin, rasti është iniciuar si:
- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!