image Ekskluzive: Audi Q7, Rolex e dokumente pronësore – çka u gjet në aksionin për dallavere me prona në Prishtinë?

Ekskluzive

Ekskluzive: Audi Q7, Rolex e dokumente pronësore – çka u gjet në aksionin për dallavere me prona në Prishtinë?

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali raportoi për një aksion të madh të Krimeve Ekonomike që është zhvilluar sot në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku tre persona, përfshirë edhe një zyrtar komunal, kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim.

Burimet bëjnë të ditur se hetimet lidhen me manipulime dhe veprime të kundërligjshme në çështje pronësore, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe Fitim Sertolli, rreth 38-vjeçar, zyrtar në Komunën e Prishtinës.

https://sinjali.com/aksion-per-falsifikim-e-dallavere-me-prona-ne-prishtine-bastiset-edhe-zyra-e-kadastrit-sekuestrohen-veture-rolex-e-dokumente

Përveç tij, në ndalim kanë përfunduar edhe: Liridon Restelica, rreth 42-vjeçar, Ndriçim Sogojeva, rreth 31-vjeçar.

Sipas informatave, rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), respektivisht Njësia për Kontroll të Kualitetit të Punës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

Hetimet për këtë rast kishin nisur muaj më parë, ndërsa më 25 shkurt 2026 ishin arrestuar edhe dy persona tjerë, Mihajlo Milovanovic dhe Zhelko Jagodic, tek të cilët, sipas Policisë, ishin gjetur prova të shumta që lidhen me rastin.

Pas zgjerimit të hetimeve, autoritetet kanë siguruar prova që dyshohet se implikojnë edhe tre të arrestuarit e sotëm në skemën e dyshuar kriminale.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit kanë bastisur katër lokacione:

tri banesa/shtëpi të të dyshuarve,

dhe një zyrë në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prishtinës.

Por, çka është sekuestruar gjatë bastisjeve?

një veturë Audi Q7 e vitit 2017, me vlerë rreth 40 mijë euro,

një veturë Skoda me vlerë rreth 38 mijë euro,

një orë dore Rolex,

4 USB,

një HDD i jashtëm,

5 telefona celular,

një laptop,

një shtëpizë kompjuteri,

si dhe dokumente të ndryshme pronësore.

Pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me vendim të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/