image Ekskluzive: Pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, arrestohet sërish zyrtari policor Haris Kelmendi

Siguri

Ekskluzive: Pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, arrestohet sërish zyrtari policor Haris Kelmendi

news image

Pasi Gazeta Sinjali publikoi pamjet skandaloze të keqtrajtimit të Leotrim Ramës nga zyrtari policor, Haris Kelmendi, Prokuroria ka urdhëruar që ky i fundit të arrestohet sërish dhe të dërgohet në ndalim policor.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe avokati i të dyshuarit, Naim Rudari.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, ai deklaroi se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, klienti i tij, Haris Kelmendi është arrestuar sërish dhe ndaj tij është urdhëruar ndalimi policor prej 48 orësh.

Rudari deklaroi se dyshimi aktual ndaj Kelmendit është për veprën penale “Pengim i te provuarit”.

Sipas dëshmisë së dhënë në Polici nga viktima e këtij rasti, Leotrim Rama, zyrtari policor, Haris Kelmendi dyshohet se ka ushtruar presion  ndaj tij për ta ndryshuar deklaratën.

Kujtojmë se Haris Kelmendi u arrestua më 28 janar nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, por i njëjti u lirua më pas.

Sinjali publikoi ekskluzivisht pamjet e keqtrajtimit të një 18 vjeçari në vitin 2018 nga Haris Kelmendi.

Viktima e këtij rasti, Leotrim Rama rrëfeu po ashtu ekskluzivisht për Gazetën Sinjali ngjarjen që i ndodhi atij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/