Mbrëmë një punëtore e një marketi në Fushë Kosovë u ballafaqua me një hajn, në orët e mbrëmjes.
Për ta kryer ‘punën” që kishte nisur, hajni s’e kishte të lehtë.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të kësaj grabitje, ku shihet se si hajni rrah punëtoren e cila pavarësisht goditjeve qe merr tenton ta ndalojë, por nuk ia del.
Në pamjet e mëposhtme po ashtu shihet se i dyshuari e godet në vazhdimësi punëtoren dhe e kap për flokëve.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se grabitësi ka marrë me dhunë 250 euro kurse viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime.”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.