image Ekskluzive | Nga frika se mos ia vidhnin, e fshehu pistoletën në një klimë lëvizëse – kur u prish, e hodhi në mbeturina bashkë me armën

Siguri

Ekskluzive | Nga frika se mos ia vidhnin, e fshehu pistoletën në një klimë lëvizëse – kur u prish, e hodhi në mbeturina bashkë me armën

news image

Një rast krejtësisht i pazakontë është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një 75-vjeçar nga Prishtina dyshon se ka humbur armën e tij me leje, pasi e kishte fshehur në një klimë lëvizëse, të cilën më pas e hodhi në mbeturina pa e kuptuar se pistoleta ndodhej ende brenda, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Kamer Canollin, 74 vjeçar, i cili u paraqit në Stacionin Policor “Veriu” për të raportuar rastin.

Sipas deklarimit të tij, nga frika se arma mund t’i vidhej, ai kishte fshehur një pistoletë “Beretta”, të cilën e posedonte me leje, së bashku me 25 fishekë, brenda një klime lëvizëse.

Mirëpo, pasi klima ishte prishur, ai e kishte hedhur në mbeturina, pa e kontrolluar më parë, ndërsa vetëm më vonë ishte kujtuar se arma kishte mbetur e fshehur brenda saj.

Ankuesi ka deklaruar se armën e kishte parë për herë të fundit rreth dy muaj më parë, para se ta largonte klimën.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që, në këtë fazë, të hartohet shënim zyrtar, ndërsa do të ndërmerren veprime për të sqaruar rrethanat e zhdukjes së armës dhe municionit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/